lunedì 28 dicembre 2009

I'm that

Por cfare?Cfare jemi ne te vertete?Jo me kot shtroj pyetjen "cfare" e jo kush, dhe nuk i referohem te qenit tone nga aspekti biologjik e shkencor. Franko Batiato shkruan ne kengen e tij "Il vuoto": "Tu sei quello che tu vuoi, ma non sai quello che tu sei". Prandaj papritmas kjo pyetje na turbullon, frikeson, frike kjo, e brendeshme sepse nje pyetje e tille kerkon nje pergjigje jo fort te kendshme te cilen nuk e kemi kerkuar ndonjehere por qe thelle-thelle, ndodhet ne subkonshin tone, aty thuajse e paprekur.Kutia jone personale e Pandores. Sepse duke e hapur ate mund te perballemi me nje ane tonen te panjohur (me shume te paperballur) , anen tone te erret. Dikush mund te mos pranoje ekzistencen e saj brenda vetvetes, por kjo eshte e pamundur. Taiji. Ligjet e natyres. Ku ka drite, ka edhe erresire. Perndryshe cili do te ishte sensi i drites? Ceshtja eshte se e njohur apo jo kjo erresire nuk duhet ushqyer. Por si nje materie e zeze brenda nesh, rreth te ciles nuk dime shume, ne nuk e kuptojme kete, dhe ne mungese kuptimi zgjedhim rrugen me te shkurter ndaj pyetjes se fillimit, e shmangim ate. Sepse perndryshe do te na duhej te benim balancin e yin-it e yang-ut tone te brendshem, dhe kemi frike te zbulojme sa i jemi larguar spiritualitetit qe na jep ate ndryshim te vogel nga materia e thjeshte."La via orizzontale ci porta verso la materia, quella verticale verso lo spirito". Problemi qendron ne faktin se ne jeten tone tokesore ne ecim ne diagonal. Shqetesimi yne pra, edhe njehere qendron ne zbulimin e ketij koeficienti kendor. Nga anojme me shume dhe, a na pershtatet pyetja cfare? Nje shqetesim qe duhet te largohet ne te njejtin cast qe do te kuptojme, realizojme ekzistencen e dualitetit brenda nesh. Flitet gjithnje per njeriun qe une cilesoj normal, njeriun tek i cili katarsisi nuk eshte aq i tmerrshem sa ne dukje, por edhe nese eshte i tille njeriu duhet te sforcohet e te analizoje vetvehten, e ne fund te luftoje per permiresim e jo te lutet per cberje, sepse asgje nuk cbehet, por vetem te permiresohet. Duhet te luftojme pra per te mposhtur metamorfozen qe mund te kete nisur tek ne, e ti kthehemi evolimit.

Nessun commento:

Posta un commento