sabato 18 dicembre 2010

Rruga e katert.

Ftohte. Ndiej mbi lekure eren e acarte qe fryn. Muskujt e mpire te duarve tentojne te hapin deren. Nje banese e thjeshte. Gjithcka vecse mikpritese, por, aty gjendet vatra e nxehte. I kontraktuar kerkoj celesat qe nuk jane. Atehere rrotullohem rreth saj per ndonje shenje, ndonje ndihme, por ajo nuk ofron asgje. Dritare nuk ka, porte tjeter nuk ka. Mbyll syte per nje cast per te menduar... nje afsh i ngrohte vjen rreth zemres. Ngrej qepallat ne shpresen t'u zgjuar nga ai cast deliri, por delirante nuk ishte gje tjeter vecse kjo shprese, une aty jam. Eshte nje dhomez e vogel, e ngushte, e ulet. Drita e dobet duket te ushqeje ate ngrohtesi qe ndjej. Nje ngrohtesi qe me nxjerr nga ajo gjendje anestetike qe me kishte mbuluar. Megjithate, ajo ngrohtesi e vaket qe me shkriu zemren e trupin me nuk me mjaftonte. I ftohti gjendej akoma brenda. Tentoj te gjej rrugen per dhomen tjeter. Duhet te jete edhe nje dhome tjeter. Patjeter. Ndjej nje nxehtesi me te forte qe me rreh fytyren teksa e mbeshtes ne te plasurat e deres perballe. Mundohem te vjedh nepermjet tyre ndonje detaj, dike qe mund te me vije ne ndihme, por jo. Nuk mundem. Nuk mundem me te kerkoj as per ndonje celes, sepse e ndjej qe tashme e kam, ne xhep. Por, si mund te hap nje porte pa brave? Mundohem te gjej ndonje rrugedalje. Ndonje "shteg". Si munda te perfundoj aty? Afshi qe me mbuloi me pare me largoi nga te menduarit mbi mberritjen. Nje iluzion? Perse ndjeva zemren te me ngrohej? Ndersa vazhdoj veten ta pyes, krejt papritur verej qe gjendem ne nje dhome tjeter. Me e larte, me e madhe, me shume ndricim. Ndihem me i rehatuar, ngrica me largohet me tej akoma. Ky i nxehte nuk me rrethon. Vjen nga nje burim i qarte, muri perballe. Kthej kryet dhe kuptoj te ndodhem aty ku deshiroja te isha pak caste me pare. Njoh te plasurat e deres mbrapa meje. Cfare po ndodh? I rikthehem murit - burim nxehtesie. Ne te tani dalloj nje harte te vogel. Nje miniature te nje planimetrie. Planimetrine e kujt? Permban kater dhoma. Nje te vogel me dy dyer, nje me nje dere qe hapet nga e para, nje tjeter pa asnje te tille qe ndodhet pas kesaj te fundit dhe nje tjeter, me te madhen ne dukje, e cila nuk ka porte hyrese por qe hap tre porta. Nuk kam idene me te vogel se ku ndodhem e megjithate deshiroj te gjendem tek e katerta dhome. I ftohti akoma mbizoteron tek une dhe mendoj se as dhoma e trete do te munde te me ngrohe sic dua. Mundohem kesaj here te mos bej asgje, mbase dicka do te ndodhe me mua si me pare... asgje. Asgje. Ulem perdhe dhe ndjej dicka ne xhepin e pasem. Nje liberth. E shfletoj por faqet... jane te bardha. E hap ne fund dhe ne te gjej te shkruar dicka. Nje shkronje vetme: W. Nje ide me kalon rishtaz ne mendje. A thua.. Ngrej koken, jam prape jashte, ne ate te ftohte qe u mundova ta mbysja perpara se te me mbyste. Ngrihem me kembe por ndjej, kuptoj te jem ndryshe. Kesaj here nuk dua te hap ate dere. Perseri ben ftohte, por e di rrugen e ngrohjes. Eshte vete ajo rruge qe duhet te largoje te ftohtin nga mua. Eshte AJO rruge...

Nessun commento:

Posta un commento